Nga derbi te festa në Udine, ja rrugëtimi i lavdisë së Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 13:58

Nga derbi te festa në Udine, ja rrugëtimi i lavdisë së Interit

Kampionati është një garë me etapa ku fiton më i forti. Xhuezepe Marota e ka thënë disa herë, i vetëdijshëm se këtë vit zikaltrit nuk do të kishin bërë asnjë gabim në Serinë A. Djemtë e Inzagit, të cilët edhe në verë ishin detyruar të ridizenjonin vetë pas lamtumirës së Onanës, Lukakut, Xhekos, Brozoviçit dhe Skriniarit, e dinin mirë që ishin më të fortët që në fillim dhe e mbajtën ritmin e lartë nga gushti deri në maj.

inter

RRUGËTIM LAVDIE – Gjithçka nisi me Monzën, kundërshtari i parë në Serie A 23-24. Një fitore të lehtë 2-0 ndryshe nga një vit më parë, përfaqësoi të parën nga tre ndeshjet e dobishme për t’u përgatitur dhe mposhtur Milanin në derbin e shtatorit. Pesë gola, një version Ronaldo i Turamit dhe mesazhi i parë për kampionatin. Forca goditëse nuk vihet në diskutim as ndaj Sasuolos dhe Bolonjës dy ndeshje jo fort të larta që e bashkuan grupin edhe më shumë. Inzagi, duke u marrë edhe me Champions-in, i ka dhënë gjithmonë përparësi kampionatit ndaj edhe rrotacionet bëheshin vetëm në Europë. Një zgjedhje që pati pasoja kundër Atletikos, por që njëkohësisht në Serinë A nuk i la hapësirë shprese rivalëve. Në bilanc, ndikojnë edhe 4 pikë të rënda kundër Juventusit dhe Napolit, por po aq me peshë ishte fitorja ndaj Veronës me golin në shtesë të Fratezit.

SIGURIA – Në Firence dhe Romë Lautaro me shokë u ndërgjegjësuan edhe më shumë për forcën e tyre, e cila u certifikuar me fitoren shumë të rëndë kundër Juventusit. Arratia e vërtetë nisi kur Interi mundi Atalantën 4-0 dhe shfaqi një avantazh prej 12 pikësh me ndjekësit më të afërt. Një hendek i pakalueshëm me titullin drejt Milanos zikaltër. I vetmi peng? Pamundësia për të thyer rekordin e pikëve që i përket Juventusit të Kontes (104 pikë).E rëndësishme, megjithatë, është mbërritja në vijën e finishit, e parë realisht në Udine pas golit të Fratezit në kohën shtesë. Njeriu i fatit, vendimtar në minutën e 95-të, nxit festën e hershme në stadiumin “Bluenergy”. E vetmja gjë që mungonte është matematika, e cila më pas mbërriti në derbi me një shuplakë të mëtejshme për kuqezinjtë, e gjashta radhazi. Një tjetër kënaqësi e një rrugëtimi të paharrueshëm drejt yllit të dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"