Nga 3 gola të shënuar, dy futbollistët e Vllaznisë të papërmbajtshëm në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2021 | 14:45

Nga 3 gola të shënuar, dy futbollistët e Vllaznisë të papërmbajtshëm në Kupë

Mesfushori Zinedin Mustedanagiç dhe sulmuesi Ante Aralica janë golashënuesit më të mirë të Vllaznisë në ndeshjet e deritanishme të Kupës.

vllaznia

Boshnjaku dhe kroati kanë shënuar secili nga tre gola, por ajo që është më interesante ka të bëjë me Mustedanagiçin, që edhe pse është aktivizuar më pak, sërish ka qenë shumë efektiv për Vllazninë, jo vetëm në Kupë, por edhe në ndeshjet e kampionatit.

Ndërkohë, trajneri Tomas Brdariç kishte lënë disa lojtarë pushim në takimin e djeshëm për Kupën e Shqipërisë, mirëpo sërish edhe ata që nuk u aktivizuan me Pogradecin, zhvilluan një seancë stërvitore me zv.trajnerin Elvis Plori.

Emra si Dianje, Hakaj dhe Jonuzi nuk u grumbulluan fare, ndërsa Zogoviç, Kalaja, Bulatoviç dhe Kaina qëndruan në stol. Nga ana tjetër, sulmuesi Fahrudin Gjurgjeviç ishte gjithashtu jashtë këtij takimi, pasi ende nuk e ka kaluar dëmtimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"