Nedim Bajrami ka humbur vendin e titullarit tek Empoli, trajneri Zaneti zbulon arsyen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2023 | 20:18

Nedim Bajrami ka humbur vendin e titullarit tek Empoli, trajneri Zaneti zbulon arsyen

Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ka shkëlqyer sezonin e kaluar tek klubi italian Empoli. Por në këtë sezon, futbollisti e ka humbur vendin e titullarit dhe trajneri ka zbuluar arsyen.

Collage Maker-08-Jan-2023-07.13-PM

Paolo Zaneti është shprehur se pas barazimit 2-2 me Lacion, Bajrami ka pasur shumë luhatje në paraqitjet e tij, ndaj kjo është arsyeja përse nuk është ai zgjedhje e para.

“Më vjen shumë keq për Bajramin dhe Pjacën që i lëmë në stol. E bëjmë këtë zgjedhje pasi kanë luhatje dhe jo vazhdimësi. Këta dy lojtarë kanë një talent të jashtëzakonshëm, por kanë pasur shumë luhatje”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"