Në vendlindje e akuzojnë për sabotim, lojtari i Tiranës hedh poshtë fjalët: Janë gënjeshtra individësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2020 | 0:01

Në vendlindje e akuzojnë për sabotim, lojtari i Tiranës hedh poshtë fjalët: Janë gënjeshtra individësh

Mesfushori i Tiranës, Uinful Kobina, ka përgënjeshtruar komentet e Thomas Abeit, ish-drejtuesit të skuadrës, rreth humbjes së Hearts of Oak kundër Asante Kotoko në finalen e “MTN FA Cup 2017”. Skuadra e Kobinës asokohe humbi 1-3, duke sjellë jo pak pështjellime rreth asaj ndeshjeje që shumë e vetë e konsideruan të çuditshme. Abei, në një intervistë për “Angel FM”, ka deklaruar se lojtarët e “Hearts of Oak” refuzuan që të stërviteshin para finales që u luajt në Tamale.kobinaaa

Kjo ndodhi në shenjë proteste, sepse klubi nuk pagoi lojtarët dhe bonusin tremujor që kishte premtuar. Nga ana tjetër, Kobina që ka luajtur në atë finale me Abein deklaroi se ish-shoku i skuadrës ndihet i frustruar dhe flet ashtu, sepse “Hearts of Oak” refuzoi ta merrte në ekip disa muaj pas finales së përfolur. “Ai (Thomas Abei) nuk duhet t’i vërë në siklet lojtarët e skuadrës. Them kështu, pasi nuk kemi njohuri me atë çfarë ai thotë dhe i referohet në atë intervistë”, shprehet Kobina për “Oyerepa FM” me zyra në Kumasi.

Lojtari aktual i Tiranës vazhdon me sqarimet, teksa zbulon të tjera prapaskena. “Mendoj se është i mërzitur apo i frustruar, sepse skuadra ‘Hearts of Oak’ refuzoi ta afronte në ekip muaj më parë. Ishte ai që zgjodhi paratë në vend të skuadrës ‘Hearts of Oak’. Nuk mbaj mend që klubi ynë asokohe na kishte vënë bonus tre muaj rroga pas finales së ‘MTN’ në 2017-ën kundër Kotokos. Nuk është e vërtetë”, mbylli lojtari i bardhebluve për mediat ganeze.kobina

Uinful Kobina këtë sezon është kthyer në një nga liderët e skuadrës. Në disa ndeshje ka qenë vendimtar për bardheblutë, teksa nuk harrohet goli në shtesë ndaj Partizanit apo gola të tjerë në kampionat. I blerë 2 sezone më parë 30 mijë dollarë, Kobina është një tjetër lojtar, i cili mund të shkojë në një skuadër europiane. Vetë ai ka pranuar se kërkon një aventurë më të mirë, ndërsa Tirana i ka vënë çmim 350 mijë euro. Me këta tre lojtarë, duke i shitur edhe 200 mijë euro secilin, Tirana kërkon që të mbushë një pjesë të mirë të arkës së saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"