Në rrezik shitja e klubit anglez te princi arab, zbulohet problemi i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 20:51

Në rrezik shitja e klubit anglez te princi arab, zbulohet problemi i ri

Shitja e klubit të Njukasëllit për shifrën e 336 milionë eurove te princi i Arabisë Saudie Mohamed bin-Salman ka rrezik të dështojë.
image
Organizata Botërore e Tregtisë njoftoi së fundmi se ka përfunduar një raport prej 130 faqesh (ende nuk është publikuar) se monarkia saudite është e lidhur me transmetimin pirat televiziv të ndeshjeve të futbollit.

Ndaj princit saudit bin-Salman ka patur kritika nga shumë zëra, që kanë kërkuar që ai të mos e blejë klubin e Njukasëllit pasi akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit Xhamal Kashogi në konsullatën e Arabisë Saudite në Turqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"