“Në qytet sundon e kuqja”, Guerrils ndezin derbin: Legjenda bëhet gati për një fitore të madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 19:16

“Në qytet sundon e kuqja”, Guerrils ndezin derbin: Legjenda bëhet gati për një fitore të madhe

Partizani vjen nga një humbje me Bylisin, drejt takimit derbi me Tiranën, por entuziazmi nuk mungon tek tifozët, për më tepër kur ekipi gjendet në vendin e parë.

ultras guerrils

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, tifogrupi “Ultras Guerrils”, u bën thirrje të gjithë tifozëve të kuq të jenë në stadium për “Legjendët”, sepse sipas tyre në qytet sundon gjithmonë e kuqja.

POSTIMI I ULTRAS GUERRILS

Sërish, përgjithmonë, vetëm e kuqja! Sundues në qytet, sundes në fushë, sundes në tribuna, sundues në këto troje!

Krenarë për atë që jemi sepse ne s’jemi si askush e askush nuk është si UG!

Partizani rikthehet në “Qemal Stafën” tonë të premten në orën 19:00

Bëhuni gati për një fitore të madhe, të gjithë në stadium për Legjendën!

fa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"