Në “pole position” për Superioren, kapiteni i Pogradecit me mendjen te rivalët: I kemi studiuar, jemi më lart se të tjerët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2020 | 21:01

Në “pole position” për Superioren, kapiteni i Pogradecit me mendjen te rivalët: I kemi studiuar, jemi më lart se të tjerët

Pogradecarët po mbyllin një javë tjetër stërvitore, ku gjithçka ka shkuar mirë, me përjashtim të faktit që nuk po luajnë miqësore. Kapiteni i skuadrës, Saimir Jahaj, thotë se Pogradeci do jetë në formë optimale kur të ndeshet me Besën.
Jahaj
“Kanë qenë dy javë shumë të mira stërvitore në çdo aspekt. Përgatitja fizike po përmirësohet dhe ekipi po fillon të shkojë te maksimalja. Disa futbollistë i kanë kaluar problemet dhe janë gati. Patjetër që ndeshjet miqësore na duhen, sepse shohim më mirë gjendjen tonë dhe na ndihmojnë në aspektin taktik. Ky është një element loje, ku nuk jemi të qartë se në çfarë niveli jemi. Do mundohemi që brenda grupit të luajmë në kushte të përafërta loje. Po i ndjekim rivalët në garën për Superioren, jo se kemi frikë, po kjo është pjesë e lojës. Duhet ta njohim gjendjen e tyre, kemi pyetur për kundërshtarin e radhës dhe ndeshjen që zhvilloi. Nuk kemi ndonjë koment, por them se jemi më lart”, thekson kapiteni i liqenorëve. Te Pogradeci nuk ka asnjë futbollist në infermieri dhe kjo është diçka pozitive për stafin teknik para 6 ndeshjeve që kanë mbetur.

ROMEO XINXIFI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"