Në Angli e bëjnë fakt të kryer, Ibrahimoviç ka marrë vendimin dhe do të transferohet te…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 13:52

Bota FB LAJMI KRYESOR Seria A Të fundit

Në Angli e bëjnë fakt të kryer, Ibrahimoviç ka marrë vendimin dhe do të transferohet te…

Zlatan Ibrahimoviç është një nga emrat më të përfolur kohët e fundit, për shkak se ai e mbylli aventurën me Los Anxheles Galaksi dhe tashmë është në kërkim të një klubi të ri në Europë, për të vazhduar karrierën e tij.IBRA

Shumë skuadra interesohen për të, teksa kohët e fundit thuhet se sulmuesi është pranë rikthimit te Milani, aty ku luajti për dy sezone, mes 2010 dhe 2012.

Madje angelët e “Telegraph” e bëjnë fakt të kryer, kalimin e suedezit te “Djalli”. Sipas këtij raporti Ibra e ka marrë vendimin e për të ardhmen e tij, dhe ka vendosur të rikthehet te Milani.

Edhe në një intervistë të dhënë pak ditë më parë, 38-vjeçari u shpreh se Milani është shtëpia e tij e dytë, me lajmet e  fundit që qarkullojnë, ku thuhet se lojtari mund të prezantohet në 16 dhjetor, kur është edhe 120 vjetori i klubit kuqezi.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com