Ndryshon situata e Mustafit, Arsenali ka nevojë për të në këtë moment

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 13:24

Ndryshon situata e Mustafit, Arsenali ka nevojë për të në këtë moment

Mbrojtësit të Arsenalit Shkodran Mustafi mund t’i buzëqeshë fati në Londër.

Mustafi

Në momentin që futbollisti i kombëtares gjermane po përgatitet për t’i dhënë lamtumirën “Topçinjve” gjatë merkatos së janarit, situata duket se ka marrë krejtësisht një rrjedhë tjetër. Skuadra angleze ka mungesa të theksuar në prapavijë teksa mbrojtësit: Kalum Çembërs, Sead Kolasinaç, Hektor Belerin dhe Kieran Tirni janë dëmtuar duke i lënë pak alternativa për të zgjedhur trajnerit Mikel Arteta.

Vetë tekniku spanjoll e ka pranuar se me situatën e krijuar e ka tepër të vështirë ta menaxhojë.

“Në këtë situatë që ndodhemi duhet të shpikim diçka. Tani po luajmë me qendërmbrojtës që nuk janë natyralë. Historinë e tij (Mustafit), por është në dorë të tij. U kam thënë të gjithë lojtarëve: ‘Është në dorën tuaj. Më tregoni sa shumë doni të luani, sa të vendosur jeni’. Të gjithë keni shans për të luajtur”, deklaron Arteta.

Ndërkohë, pritet se çfarë vendimi do të marrë Mustafi për të ardhmen e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"