Ndryshon orari i sfidës, zbuloni kur do luhet Kukësi- Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2019 | 14:03

Ndryshon orari i sfidës, zbuloni kur do luhet Kukësi- Vllaznia

Kukësi do të luajë në Elbasan me Vllazninë, të dielën në orën 17:00 dhe jo në 14:00, siç ishte programuar.

vllaznia kukesi

Ditët e fundit u tha se kjo ndeshje do të luhej në stadiumin e Kamzës, në orën 14:00, ku kuksianët kanë luajtur sezonin e kaluar disa herë si pritës dhe kanë pasur më shumë mbështetje nga tifozët e tyre. Por, ky stadium nuk i plotëson kushtet, kështu që ndeshja me shkodranët do të zhvillohet në “Elbasan Arena” ditën e diel, siç e lajmëron Vllaznia më anë të një postimi në ‘Facebook’.

vllaznia

Me shumë mundësi, Kukësi do t’i luajë deri në fund të sezonit në Elbasan ndeshjet si pritës. Fakti që skuadra verilindore nuk po luan më në qytetin e Kukësit, ndikon edhe në objektivin e saj sezonal, pasi “Zeqir Ymeri” ka qenë vërtet një fortesë, ku çdo kundërshtar e ka pasur të vështirë të marrë pikë. Gjithsesi, u bë një kohë e gjatë që Kukësi nuk luan në atë stadium dhe është mësuar me këtë fakt.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"