Ndreu: Kupa në Laç, ja si fitojmë ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2016 | 9:00

Ndreu: Kupa në Laç, ja si fitojmë ndaj Kukësit

Pas një kampionati ku nuk arriti të siguron te një pozicion komod në tabelën e klasifikimit, Laçi do të luajë sot ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit. ndreuSfida që do të luhet në orën 19:00, në stadiumin “Qemal Stafa”, ka shumë rëndësi për kurbinasit, që me fitimin e saj sigurojnë edhe një vend në Europa Ligë.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri i Laçit, Ramadan Ndreu, është i bindur për triumfin e ekipit të tij.

Finalja me Kukësin mbërriti, mos ndoshta është radha e Laçit që të tregojë vlerat?

E duam këtë Kupë për shumë arsye. Dëshirojmë të jemi sistematikë në Europë dhe të shtojmë një trofe të tillë prestigjioz në muzeun e klubit. Është finale dhe të gjithë e dinë se një sfidë e vetme ka specifikë të veçantë. Megjithatë, ndeshje të tilla kanë brenda edhe shumë tension.

Si do të jetë ekipi që do të shohim nesër (sot)?

Natyrisht që përgjegjësia është e madhe. Nuk ka qenë aspak e lehtë të vinim deri këtu. Kemi punuar që herët për të mbajtur në gjendje optimale sportistë të caktuar. Në fushë parashikoj të shoh një grup të mirëvendosur dhe që do të përpiqet të luajë sipas filozofisë së tij. Edhe pse edicionin e kaluar kemi superuar rivalin, nesër (sot) e shoh disi më të vështirë. Kemi marrë masat e duhura për ta mbajtur larg dhe për ta goditur në momentin e duhur. Së paku këtë ide kam në kokë.

Mund të na i zbuloni se cilat do të jenë “armët” shtesë të ekipit tuaj në këtë ndeshje?

Nuk kemi asgjë të veçantë. Thjesht futbollistët e mi duhet të japin maksimumin për t’ia dalë mbanë. Për fat të mirë e kemi të gjithë kontingjentin në dispozicion. Në varësi të lojës do të mundohem të jap udhë- zimet e duhura. Në grup kemi disa sportistë që pres të bëjnë diferencën. Është dita e tyre dhe e gjithë skuadrës.

Do të jetë Cetkoviç njeriu i ndeshjes?

Shikoni, Marko (Cetkoviç), është një futbollist klasi, por në grup ka dhe të tjerë që janë po aq të zotë. Besoj fort tek eksperienca e Veliajt, puna voluminoze e Mustafës, pjekuria e Buljan, Shetës dhe Çelës. Nuk duhet të më “lodhni” me emra, i kam të gjithë në lartësinë e duhur.

Po në lidhje me kundërshtarin, ç’mund të na thoni?

E respektojmë natyrisht dhe uroj që në fushë të luhet me dinjitetin që kërkon një finale. Ata kanë bërë mirë në kampionat, ne duam të bëjmë mirë në Kupë. E kuptoni besoj metaforën.

Nëse Kupa shkon në Rrugën e Kombit, çfarë do të bënit?

Me dhimbje, por do t’i uroj për suksesin. Madje, jo vetëm ata, por edhe Teutën që nesër jam i bindur se do të fërkojë duart për një dështim eventual tonin. Gjithsesi, mbetem në fillim duke thënë se Kupa nuk dëshiron të “djersisë”, por do të zgjedhë rrugën më të shkurtër. Kam djem të zotë e inteligjentë. Nesër (sot) pres vetëm gjykim të paanshëm dhe sportivitet në tribuna.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"