Ndreu: Kastriotit i duhen pikët, ekipi do të ndryshojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2024 | 10:04

Ndreu: Kastriotit i duhen pikët, ekipi do të ndryshojë

Në kampin e Kastriotit janë të vetëdijshëm se rezultatet e arritura deri tani nuk kanë qenë ato që dëshirohen. Vendi i dhjetë në renditje nuk u jep garanci për të kapur gjysmën e sipërme të renditjes, por më e keqja dhe evident është se rreziku i rënies.

ramadan ndreu

Dy humbjet e fundit e kanë përkeqësuar edhe më shumë pozicionin në tabelë. Për t’i paraprirë më të keqes, drejtuesit e klubit kanë ofruar disa lojtarë cilësore, që kanë nënshkruar kontrata 1 dhe 2-vjeçare. Tashmë ata janë vënë nën urdhrat e trajnerit Ndreu, që duket më i qetë me afrimin e dhjetë lojtarëve. Stafi teknik i ka pasur të gjithë titullarët e mundshëm në dispozicion gjatë javës përgatitore për ndeshjen me Lushnjën.

Në lidhje me këtë takim trajneri Ramdan Ndreu për “Panorama Sport” u shpreh: “Pas dy humbjeve jashtë fushës sonë, ekipi tashmë ka kapur ritmin e duhur. Ndeshja me Lushnjën është e rëndësishme për ne, sepse nuk jemi në pozita të forta edhe pse ndeshjet që kemi zhvilluar kanë qenë të mira. Kjo nuk mjafton, pasi në fund duhen pikët. Jam i bindur që ndaj Lushnjës skuadra do të ndryshojë për mirë dhe rezultati do të vijë.

Lojtarët do japin shpirtin në fushë, pasi dihet se Lushnja ka një ekip të mirë, por ne luajmë në fushën tonë dhe nuk duam të gabojmë. Kemi afruar disa lojtarë cilësore, nga të cilët do të përzgjedhim më të mirët. Disa nga prurjet e reja duan kohën e tyre të ambientohen, ndërkohë 80% e skuadrës është kontingjenti që kanë luajtur nga fillimi i sezonit”.

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"