Ndreu: Kastrioti vjen nga elita, nuk zhgënjejmë në Luz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2023 | 12:46

Ndreu: Kastrioti vjen nga elita, nuk zhgënjejmë në Luz

Fitorja ndaj Tomorit jashtë fushe me rezultatin 3-1, i ka bërë të gjithë besimplotë te Kastrioti për një vazhdimësi pozitive.

ramadan ndreu

Sot, krutanët do të udhëtojnë drej Luzit, për të luajtur sërish një transfertë të vështirë, pasi vendësit janë në kërkim të pikëve për t’u larguar nga fundi i renditjes. Skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu ka vijuar normalisht seancat stërvitore dhe për t’u theksuar është fakti, se në ndeshjet e fundit loja e grupit ka pasur rritje dhe është konsoliduar, ç’ka u pa edhe në ndeshjen e fundit. Megjithatë, përpara takimit të radhës me Luzin 2008, trajneri Ndreu ka dhënë një prononcim për “Panorama Sport”. Ai beson se të tijtë do të arrijnë të marrin tri pikët e mundshme nga kjo përballje.

“Nisur nga ndeshjet e fundit, ku Kastrioti ka zhvilluar paraqitje të mira, them se drejt Luzit do të udhëtojmë për tri pikë. Javët e fundit jemi një ekip në rritje, si në lojë edhe në rezultate. Kështu që kam shumë besim se do të marrim pikët e plota. Kastrioti vjen nga një eksperiencë elitare prej shumë vitesh në Superiore, ka kapacitete dhe po punojmë fort të renditemi në një nga gjashtë vendet e para të klasifikimit”, u shpreh për gazetën Ramadan Ndreu që në këtë takim nuk do të ketë në dispozicion qendërsulmuesin Xhonatan, që prej dhjetë ditësh mungon pa arsye.

Siç bëhet e ditur, ai nuk ka marrë pjesë në seancat stërvitore, ndërkohë që Kodra do të mungojë për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e fundit. Sa i përket rikthimeve, në këtë takim do të jetë i gatshëm Arapi që ka kaluar tashmë dëmtimin, dhe me siguri mund të marrë minuta sot ndaj Luzit 2008.

SHKËLQIM HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"