NDESHJET DIREKTE/ Partizani i mposht të gjithë, “1 pikë” më shumë se Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2023 | 12:42

NDESHJET DIREKTE/ Partizani i mposht të gjithë, “1 pikë” më shumë se Tirana

Në Kategorinë Superiore më shumë rëndësi se golavarazhi kanë përballjet direkte. Në rast se Partizani e mbyll me pikë të barabarta ndaj Tiranës, siç është situata aktuale, atëherë do të llogariten ndeshjet direkte.

parti

Të tilla llogari bëhen në fund, pas katër përballjeve mes ekipeve, por aktualisht mund të themi se Partizani ka një avantazh ndaj Tiranës. Kjo epërsi në fund vlen një pikë, aq sa për të marrë titullin.

Siç ka qenë prej fillimit, gara për titullin e këtij sezoni duket se do të jetë deri në fund mes dy gjigantëve të kryeqytetit, që kanë krijuar një diferencë prej 6 pikësh nga rivali më i afërt.

Në këtë kampionat, ku diferencat janë thuajse të padukshme, vlen çdo detaj. Aktualisht të kuqtë kanë luksin të kenë një bilanc më të mirë se bardheblutë dhe në ndeshjen e fazës së katërt nëse diferencat do të jenë të tilla, “demave” do t’u vlejë edhe një barazim.

Fakt është që të kuqtë kanë mposhtur të paktën nga një herë çdo rival të mundshëm. Të kuqtë kanë bilanc negativ vetëm përballë Laçit, që i ka mposhtur dy herë, kundrejt një triumfi të skuadrës së Kolelës.

Nga ana tjetër, Bylisi është ekipi më i lehtë në letër për Partizanin, pasi e ka mposhtur në tri përballje të zhvilluara. Nga ana tjetër, me Egnatian, Vllazninë dhe Erzenin, për sa i përket përballjeve direkte, është gjithçka në baraspeshë dhe mbetet sesi do të anojë në sfidën e fundit.

322332

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"