Ndeshje “ferri” kundër Teutës, Laçi do kthesën në Durrës. Tre lojtarë bëjnë… terapi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2021 | 13:24

Ndeshje “ferri” kundër Teutës, Laçi do kthesën në Durrës. Tre lojtarë bëjnë… terapi

Laçi do të luajë një sfidë tepër delikate kundër një rivali për titull siç është Teuta. Kurbinasit synojnë të fitojnë titullin kampion këtë sezon, por do të kenë përpara dy sfida të vështirë, si kjo kundër Teutës dhe si ajo e ardhshme kundër Vllaznisë.

laci-gol

Vështirësia e takimit kundër Teutës dihet, ndërsa trajnerit Duro iu shtuan dhe disa probleme të tjera me dëmtimet. Sulmuesi Van Dave Harmon, portieri Sali, si dhe mbrojtësi i majtë, Turkaj, kanë bërë terapi intensive ditët e fundit dhe kanë mbajtur “peng” për disa ditë trajnerin Duro. Sfidën ndaj Teutës, e humbet me siguri vetëm Rudolf Turkaj, që vjen pas një operimi, ndërsa Harmon, është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për strategun Duro.

Harmon është një sulmues shumë i rëndësishëm te Laçi, pasi ka shënuar 5 gola deri më tani në Superiore. Jo vetëm për rrjetat e shënuar, por amerikani ka qenë lojtar që ka bërë shumë mirë nga stoli, duke u konsideruar dhe si xholi i ekipit, ose si “asi nën mëngë” i trajnerit Duro. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është e gjitha e gatshme për të qenë në fushë kundër Teutës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"