Ndeshja ndaj Tomorit e lë me pasoja, Ze Maria mendon për një plan B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 11:43

Ndeshja ndaj Tomorit e lë me pasoja, Ze Maria mendon për një plan B

Tirana udhëton me mungesa drejt Kukësit. Sikur të mos mjaftonin Albi Doka i dëmtuar dhe Marvin Turtulli i pezulluar, listës i shtohet edhe Toni Maveje.

maveje tirana

I kuqi që mori ndaj Tomorit në kampionat i ka kushtëzuar rëndë mesfushorit dhe bardhebluve. Duke qenë se mori direkt, ai është trajtuar si karton disiplinor dhe, për këtë motiv, i bie që të humbasë ndeshjen e sotme.

maguna

Në kësi kushtesh, vendin e tij në formacion pritet që ta zërë Muguna, që do të jetë më i avancuar se Daja dhe Karabeci. Krahët e mbrojtjes i mbeten Kërçikut dhe Hoxhallarit, ndërsa në qendër do të luajnë Musa me Caken. Sulmi i takon Ngoosë, i mbështetur prej Sentamusë dhe Grecës.

5tygh

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"