Ndeshja kundër Tërbunit, Alcani: Luajmë vetëm për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 11:59

Ndeshja kundër Tërbunit, Alcani: Luajmë vetëm për fitore

Burreli ka sfiduar të ftohtin e acartë dhe ka mbyllur përgatitjet. Presin Tërbunin dhe pritshmëritë janë të mëdha.

Dinamo Burreli

Alert Alcani vendoset përballë së shkuarës dhe nostalgjia nuk mungon. Deri para pak javësh ishte zv.trajner në Pukë, ndërsa sot e pret si kundërshtar.

“Dua ta nisim mbarë vitin. Djemtë janë në formë të shkëlqyer dhe jam i bindur që do të bëjnë maksimumin.

Sigurisht që është një ndeshje që meriton vlerësim dhe sidomos tani që gara ashpërsohet. Ne do të vijojmë drejt objektivit dhe ai arrihet vetëm me fitore.

Jam i bindur që edhe me elementët e afruar në merkaton e dimrit, do të jemi një ekip shumë garues dhe shumë rezistentë ndaj çdo kundërshtari”, tha lezhjani i stolit matjan për gazetën.

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"