Ndarja nga jeta e Oto Bariç, Duka: Një nga trajnerët më të mirë që ka patur Shqipëria! Ka lënë mbresa dhe kujtime të pashlyera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2020 | 19:54

Ndarja nga jeta e Oto Bariç, Duka: Një nga trajnerët më të mirë që ka patur Shqipëria! Ka lënë mbresa dhe kujtime të pashlyera

Koronavirusi i mori jetë ditën e sotme, në moshën 88-vjeçare, ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Oto Bariçit.

DUKA

Në lidhje me këtë ngjarje të trishtë, ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që e ka cilësuar Bariçin si një nga trajnerët më të mirë që ka patur Shqipëria, teksa i ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, federatës kroate të futbollit dhe miqve të shumtë.

REAGIMI I DUKËS:

Mësova me trishtim lajmin për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të Shqipërisë dhe mikut tonë, Otto Bariç.

Ai ka qenë një nga trajnerët më të mirë që ka patur Shqipëria. Padyshim një ekspert, por dhe një njeri shumë i mirë.

Koha që bashkëpunuam kur ai drejtoi kombëtaren e Shqipërisë, ka lënë mbresa dhe kujtime të pashlyera. Kam pasur gjithmonë vlerësimin maksimal për të. E kam thënë në shumë ambiente, por e them përsëri, kam mësuar shume nga bashkëpunimi me Otton në të gjitha këndvështrimet.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, Federatën Kroate të Futbollit dhe miqtë e tij të shumtë. Gjithmonë i paharruar, Otto!

Duka

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"