Ndarja nga jeta e gazetarit/ Shoqata Shqiptare e Shtypit Sportiv ngushëllon familjen Krasniqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2022 | 21:55

Ndarja nga jeta e gazetarit/ Shoqata Shqiptare e Shtypit Sportiv ngushëllon familjen Krasniqi

Ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare Milaim Krasniqi, një ndër gazetarët dhe komentatorët më të mirë dhe më të shquar të Kosovës. Ka komentuar mbi 2000 ndeshje futbolli. Për shumë vite me radhë ishte Redaktor Përgjegjës i programit në RTK-Radio Kosovë dhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.

gazetari

Lajmi për ndarjen e Tij të parakohshme nga jeta ka tronditur komunitetin e gazetarëve dhe opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri. Shoqata Shqiptare e Shtypit Sportiv i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi dhe komunitetit të gazetarëve të Kosovës!

I miri Milaim, Gazetari Kampion, U prehsh në paqen e merituar! Qofsh i Parajsës! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që aq shumë e deshe dhe aq shumë kontribuove për të!

Shoqata Shqiptare e Shtypit Sportiv
ERVIN BAKU
Sekretar i Përgjithshëm

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"