Napoli dhe Juvja ekipet që bëjnë më shumë lojë, Berisha portieri që priti më shumë. Ja të gjithë “numrat” e fazës së parë në Seria A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 20:45

Napoli dhe Juvja ekipet që bëjnë më shumë lojë, Berisha portieri që priti më shumë. Ja të gjithë “numrat” e fazës së parë në Seria A

Një kampionat kaq të ekuilibruar nuk e prisnin shumë, duke parë dominimin 8-vjeçar të Juventusit, por Interi dhe Lacio e kanë bërë më të bukur Serinë A sivjet dhe gjithçka deri në fund pritet që të mbetet e hapur. Ata që e konfirmojnë këtë janë numrat e fazës së parë.

Seria A

Që të fitosh duhet të shënosh dhe duke lënë mënjanë Atalantën, e cila ka sulmin më të mirë dhe tashmë është rikthyer bindshëm në garë për të synuar zonën Champions, janë Lacio dhe Interi me 41 dhe 40 gola që ndjekin ekipin e Gasperinit, ndërsa Juvja renditet e katërta me 37 realizime. Gjithsesi, që të shënosh në futboll duhet mbi të gjitha që të vraposh dhe në këtë renditje askush nuk i afrohet skuadrës së Antonio Kontes, e cila kryeson këtë renditje me 112 mijë e 106 kilometra të kryer në fazën e parë, të ndjekur nga Parma dhe Juventusi me 109 mijë.

gola asit

Por, që të shënosh ndërsa vrapon, duhet të kesh edhe topin sa më shumë në zotërim, në mënyrë që shanset të të rriten dhe këtu janë Napoli e Juventusi ato që mbajnë më shumë se kushdo tjetër sferën në këmbët e tyre, me një mesatare prej 29 minutash për ndeshje, të ndjekur nga Atalanta, Roma dhe Interi, me nga 28 minuta.

kilometra

Madje, skuadra e Kontes është edhe ajo që luan më shumë në limitet e pozicionit jashtë loje, falë skemave të saj me kundërsulm, duke qenë 55 herë në fazën e parë pas vijës së fundit të mbrojtjes rivale. Por ndonjëherë, që të fitosh duhet të kesh edhe pak fat, por ai nuk ka qenë në këto 19 javë të para me Napolin, i cili ka parë 14 gola që t’i ndalen në shtylla ose traversa, ashtu sikurse Verona me 11, por nuk kanë buzëqeshur as Atalanta e Milani me 9 lëkundje të kuadratit.

krosa goditje

Në rastin e kundërt, ajo që ka qenë më me fat për të mos pësuar ka qenë Roma, e cila ka parë 11 gola që t’i shmangen nga shtyllat e traversa. Por, nëse nuk janë shtyllat e traversat ato që ndihmojnë në shmangien e golave, këtu futen në punë portierët dhe në fazën e parë, askush nuk mund të matet me shqiptarin Etrit Berisha të SPAL-it, i cili ka bërë 89 pritje vendimtare në kuadratin e portës së tij, duke konfirmuar edhe më shumë cilësitë fantastike të “gardianit” të Kombëtares kuqezi.

pritje ofside

zoterim topi kohe loje

shtylla korne

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"