Nagelsman nuk e mohon rikthimin te Bajerni i Mynihut: Kam shumë oferta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2024 | 10:50

Nagelsman nuk e mohon rikthimin te Bajerni i Mynihut: Kam shumë oferta

Julian Nagelsman vazhdon të studiojë sesi të perfeksionojë Gjermaninë e tij, e cila pas fitores me Francën në miqësore tregoi se po jep shenja jete. Pastaj, Europiani në shtëpi shton edhe më tepër përgjegjësinë, ndonëse pas tij, trajneri i “Pancerave” do të jetë i lirë:

nagelsman

“Ku do të jem pas verës? Nuk e di, ndonëse nuk e mohoj se e mendoj shpesh se ku do të jem pas Europianit. Rikthimi te Bajerni nuk është diçka që varet nga unë, nuk ka asgjë të shkruar, apo akoma më shumë të kem pasur kontakte me ish-drejtuesit e mi. Në të njëjtën kohë kam edhe shumë oferta të tjera nga klube interesante, ndonëse edhe të tjera do të vijnë. Gjithsesi, ajo që mund të garantoj është se do i dëgjoj ofertat, por nuk do të firmos asnjë para fundit të Europianit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"