“Na u mohua penallti kur ishim barazim”, trajneri i Elbasanit i revoltuar pas humbjes së thellë me Pogradecin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2020 | 18:02

“Na u mohua penallti kur ishim barazim”, trajneri i Elbasanit i revoltuar pas humbjes së thellë me Pogradecin

Shkëlqim Lleshanaku është parë shumë i nervozuar pas kësaj humbjeje me Pogradecin 5-0. Trajneri i Elbasanit nuk arrin që ta kuptojë pse skuadra e tij nuk luan më shumë se 30 minuta.
Leshanaku Elbasani
“Nuk e kuptoj se çfarë po ndodh, pasi rezultati është shumë i ekzagjeruar. Në 30 minutat e para kemi dominuar ne totalisht dhe duhet të kishim shënuar, pasi krijuam raste flagrante. Kur ndeshja ishte në barazim, na është mohuar një penallti e pastër. Më pas, golat e pësuar bënë të vetën dhe na iku loja nga duart. Është e vështirë të flasësh pas një rezultati të tillë, por është i gënjeshtërt. Nëse do kishim shënuar në mundësitë që kishim, do kishim dalë me një rezultat pozitiv”, u shpreh numri një i stoli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"