“Na ka munguar shumë futbolli”, trajneri i Besëlidhjes: Shpresoj të bëhen ndryshime në rregullore, duke u lejuar të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Maj 14, 2020 | 18:12


“Na ka munguar shumë futbolli”, trajneri i Besëlidhjes: Shpresoj të bëhen ndryshime në rregullore, duke u lejuar të…

Më në fund, është hapur drita jeshile për rifillimin e kampionateve në vendin tonë. Pas Superiores, që kthehet më 3 qershor edhe Kategoria e Parë do të kthehet më 7 qershor. Te Besëlidhja e pritën me entuziazëm lajmin e djeshëm, siç e pohon edhe trajneri Elvis Plori për “Panorama Sport”.Plori

“Është një lajm fantastik rinisja e kampionateve. Shpresojmë që të gjithë të jenë të kënaqur, sepse na ka munguar shumë futbolli. Për përgatitjen besoj se të gjithë trajnerët e dinë se nuk është e mjaftueshme koha, por gjithsesi besoj se do të bëjmë më të mirën. Duhet të jemi më të përgatitur dhe më të harmonizuar se kurrë, duke ditur se në çfarë faze ndodhet kampionati dhe Kupa.

Është e vërtetë se na bie të luajmë në temperatura shumë të larta dhe nuk do të jetë e lehtë, por dashuria që kemi për këtë sport dhe dëshira për të arritur objektivat, do na ndihmojë. Shpresoj se do ta bëjnë një ndryshim në rregullore, duke lejuar 5 zëvendësime. Kur federata ka marrë parasysh që kampionati të fillojë, i ka llogaritur mirë të gjitha dhe nuk mendoj se do të ketë pengesa.

plori1

Grumbullimi do të jetë brenda kushteve që ka përcaktuar protokolli. Dua të theksoj se Besëlidhja nuk lë asnjë kusht pa plotësuar. Presidenti ynë është ndër më korrektët në Shqipëri. Shpresoj se gjërat do të shkojnë mirë, pasi e gjithë bota e futbollit e ka ëndërruar një rinisje të aktivitetit”, ka thënë trajneri shkodran i Besëlidhjes, Elvis Plori.

Preng GJIKOLA




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com