“Na duhej me çdo kusht fitorja dhe ia dolëm”, Hadroj: Ja cila është loja e Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 16:24

“Na duhej me çdo kusht fitorja dhe ia dolëm”, Hadroj: Ja cila është loja e Bylisit

Bylisi mposhti me rezultatin 2-1 Partizanin, në një ndeshje të luftuar nga të dyja ekipet, por që në fund balshiotët dolën me tre pikët.

hadroj

Lojtari më i mirë i kësaj ndeshje u shpall Andi Hadroj, i cili menjëherë pas përfundimit të ndeshjes foli për mikrofonat e “Supersport” ku u shpreh:

Trajneri e kishte përgatitur kështu ndeshjen?

Vinim nga dy rezultate negative dhe na duhej me patjetër fitorja dhe e arritëm. Trajneri na ka karikuar shumë gjatë gjithë javës. Gjëja jonë me e fortë është presingu dhe vrapimi, kjo është loja e Bylisit dhe ia dolëm të marrim fitoren.

Jeni vetëm dy pikë pas Partizanit, flisni ndonjëherë për titulli?

Preferojmë ti marrim një nga një ndeshjet, pasi kampionati është i gjatë. Edhe pak mbaron faza e dytë, dhe mendoj se është ende herët për të folur për titullin.

Jeni të lumtur që Skënderbeu iu dha Gundon dhe jo Oto Xhonin?

Guindo është një lojtar me shumë cilësi, shumë potent. Ndihmon shumë skuadrën, dhe besoj se e keni parë edhe vetë se çfarë ritmi i jep lojës ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"