“Na djeg që nuk fituam me Tiranën”, Prençi: Të mos e bëjmë dramë çështjen e rezultateve të Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2023 | 19:32

“Na djeg që nuk fituam me Tiranën”, Prençi: Të mos e bëjmë dramë çështjen e rezultateve të Skënderbeut

Skënderbeu ka dalë me një pikë nga ndeshja e së dielës kundër Tiranës, një ndeshje e cila ka prodhuar raste të shumta shënimi për Skënderbeun, por edhe shpërdorime që kanë kushtëzuar rezultatin final të takimit. Një pikë që nuk është se u shërben shumë korçarëve që tashmë e gjejnë veten me 2 pikë në pesë javët e fundit.

prenci

Për Elvis Prençin, mbrojtësin e Skënderbeut, rezultati ka qenë nota e vetme negative e ndeshjes të së dielës ndaj Tiranës. Ndeshje ku sipas tij Skënderbeu ka pasur gjithçka sa i përket dominimit të lojës dhe manovrës së krijuar në raport me kundërshtarin. Mbrojtësi bardhekuq specifikon se fati dhe pak më shumë kujdes në finalizimmund të kishin sjellë një situatë krejt ndryshe në këtë takim.

“Të them të drejtën rezultati i ndeshjes të së dielës nuk na shkon aspak përshtat nëse i kthehemi edhe një herë interpretimit që i bëmë lojës. Nga ky takim, na mërzit vetëmpika e marrë ose më saktë dy pikët e lëna. Ndaj Tiranës treguam edhe një herë se Skënderbeu është i barabartë me kundërshtarë të këtij niveli dhe mund të luajë me kokën lart ndaj kujtdo. Duhet të kishim bërë më shumë kujdes në finalizimin e aksioneve dhe të ishim më konkretë në 30 metrat e fundit.

Kemi pasur shumë mundësi për të shënuar dhe me pak fat mund të flisnim për një fitore. Këtë e themme bindje, e kemi dominuar kundërshtarin në fushë dhe kemi qenë ne që diktonimlojën në pjesën më të madhe të ndeshjes. Na vjen keq që përfundoi me vetëm një pikë, pasi meritonim më shumë”, theksoi fillimisht mbrojtësi i Skënderbeut.

REZULTATET – Nëse u referohemi pesë ndeshjeve të fundit, korçarët kanë marrë vetëmdy pikë. Pak për pretendimet e Skënderbeut. Këtë e pranon edhe vetë Prençi, por sipas tij loja dhe grinta e ekipit është, ndaj kjo premton për reagim. “Sigurisht që dy pikë në pesë takime janë pak dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë, ndaj edhe kërkonim maksimumin nëndeshjen e fundit. Por në raport me pikët, ajo që na ngroh dhena jep besim është loja e mirëqë jemi duke zhvilluar. Është njëtregues real se ekipi ka potencialin e duhur për të bërë kthesënnë kampionat e sipër”, vijoi Prençi.

TEUTA – Ndeshja e radhës nështëpi ndaj durrsakëve ështëtakimi ku tri pikët janë më shumëse detyrim. Sipas Prençit, Skënderbeu hyn në çdo ndeshjepër fitore dhe gjithmonëtrepikëshi është detyrim, por kjondeshje radhe ka diçka mëshumë se kaq. “Në çdo ndeshje,jo vetëm ndaj Teutës, por ndajkujtdo ne hyjmë vetëm për tripikët. Normalisht kur vjen paskaq rezultatesh jomaksimalemerr tjetër vlerë.

Nuk duhet tabëjmë dramë dhe të krijojmëpresion artificial, pasi kjo do tëishte në dëmin tonë. Të shkojmëtë bindur në forcën dhe cilësitëtona dhe të interpretojmë lojënmirë. Kjo është ajo që na duhet,sigurisht edhe pak fat me vete”,mbylli prononcimin e tij përgazetën mbrojtësi bardhekuq,Elvis Prençi.

LLAZI SARO- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"