Murinjo: Ronaldo ka ngritur nivelin e futbollit në Itali, ekipet e tjera tani nuk do pranojnë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 16:25

Murinjo: Ronaldo ka ngritur nivelin e futbollit në Itali, ekipet e tjera tani nuk do pranojnë që…

Hoze Murinjo nuk është i dhënë shumë pas fjalëve, por portugezi ka bërë një përjashtim ditën e sotme, teksa duke folur për radion romane, Teleradiostereo, i prek të gjitha temat e nxehta të futbollit, si edhe transferimin e Ronaldos te Juventusi.

murinjo ronaldo

“Premier Liga është kampionati më konkurrues me lojtarët më të mirë, por tani të gjithë do shohin Italinë prej Ronaldon, apo Spanjën prej Mesit. Seria A është bërë një nga kampionatet më të rëndësishme. Tani ekipe si Interi, Milani, Napoli apo Roma, nuk do pranojnë të jenë inferiorë ndaj Juves me Kristianon.”

I pyetur për një rikthim te Interi, Murinjo u përgjigj me diplomaci: “Do doja të rikthehesha në Itali, për të luajtur në Champions League, në grupe ndoshta ndaj Interit dhe Juventusit.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"