Mungesa, dilema dhe balotazh! Ja si pritet të rreshtohet Tirana kundër “demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 8:36

Mungesa, dilema dhe balotazh! Ja si pritet të rreshtohet Tirana kundër “demave”

Tirana me Kristal Abazajn në sulm, por pa Filip Najdovskin në mbrojtje. Ky i fundit do ta shohë takimin nga tribuna. Shkak është bërë një dëmtim që ka pësuar ditën e martë.

tirana

Stafi mjekësor ka vlerësuar dëmtimin e lojtarit dhe ka dalë në konkluzion se mbrojtësi humbet sfidën me Partizanin. Mësohet se futbollisti ka një tërheqje të gradës së parë që e mban larg fushave minimalisht 2 javë, për të mos thënë më shumë. Në këto kushte planet e Julian Ahmatajt ndryshojnë rrënjësisht. Ermal Meta luan qendërmbrojtës në vend të Najdovskit. Kristal Abazaj është top dhe do të jetë në fushën e lojës, ashtu si lojtarët.

TITULLARËT – Gjatë stërvitjes së fundit Ahmataj eksperimentoi një ekip i rreshtuar me skemën 3-4-3. Veç Abdullahut, treshja e mbrojtjes pritet të jetë Meta, Lulaj dhe Hoxhallari. Në mesfushë pritet të luajnë në vijë të drejtë Haxhiu, Deliu, Përgjoni majtas dhe njëri prej dyshes Lushkja-Jonuzi. Ky është balotazhi i parë në ekip. Sulmi do të përbëhet nga treshja Latifi, Abazaj dhe Patrik. Shkurt në fushë me pesë forca në fazën sulmuese ose një ekip, ultra-ofensiv për këtë derb numër 173.

PLANI B – Plani rezervë është që Ahmataj të luajë me një skemë 4- 3-3. Dy qendrat e mbrojtjes do të jenë Lulaj-Hoxhallari dhe nga krahët Haxhiu-Përgjoni. Mesfusha ka balotazh për tre vendet, me katër lojtarët, Meta, Deliu, Jonuzi, Lushkja. Sulmi vuloset me Latifi, Abazaj dhe Patrik. Nëse nuk luan Patrik në fushë do të jetë Lushkja në mesfushë dhe Haxhiu do të spostohet në fund. Edhe në këtë rast, skuadra do të jetë shumë ofensive për të parë portën kundërshtare.

KARTONËT – Katër futbollistë rrezikojnë për çështje kartonësh, sfidën pas derbit. Ata janë Përgjoni, Hoxhallari, Deliu dhe Haxhiu. Tirana, është e katërta me 34 pikë në renditje, ndërsa pas saj renditet Dinamo me 31 pikë. Tirana këtë sezon ka pasur oshilacione në rezultate dhe një fitore në derbi do ta rriste moralisht. Tirana ka 502 ditë që nuk fiton një takim në derbin me Partizanin. Fitorja e fundit e bardhebluve daton në 2 tetor 2022. Atëherë vendoste Redon Xhixha. Pas atij takimi kanë luajtur edhe pesë sfida të tjera, tri janë fituar nga të kuqtë dhe dy kanë dalë barazim 1-1.

7

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"