Mundësia më e mirë për të shprehur vlerat, Asllani merr fanellën e titullarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2023 | 12:21

Mundësia më e mirë për të shprehur vlerat, Asllani merr fanellën e titullarit

Interi do të luajë nesër ndeshjen e fundit për këtë sezon në Serinë A, megjithatë vëmendja më e madhe është në finalen e 10 qershorit ndaj Mançester Sitit në Ligën e Kampioneve.

asllani

Duke e pasur të garantuar kualifikimin në Champions, trajneri Simone Inzagi mund të bëjë një revolucion në formacion dhe i ka besuar lojtarëve që kanë pasur më pak minuta. Një vend titullari në formacion, do të ketë edhe mesfushori i Kombëtares, Kristian Asllani i cili në javët e fundit ka luajtur disi më shumë.

Porta do t’i besohet Handanoviçit që ndoshta mund të ketë edhe ndeshjen e fundit si lojtar i Interit, ndërkohë që hapësirë ka edhe për talentin Denis Kuratolo. Sulmuesi 19-vjeçar do të jetë në sulm së bashku me Lukakun.

FORMACIONI I MUNDSHËM:

INTER: Handanoviç, Dambrosio, De Vraj, Açerbi, BElanova, Galiardini, Asllani, Barela, Gosens, Kuratolo, Lukaku
Trajner. Simone Inzagi

inter

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"