Mund të humbim një ekip në Europë, ja sa rrezikon kampionati shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2023 | 21:43

Mund të humbim një ekip në Europë, ja sa rrezikon kampionati shqiptar

Kampionati shqiptar përfaqësohet çdo vit me katër ekipe në kompeticionet europiane, një skuadër në turin e parë të Champions-it dhe tri të tjerat në Ligën e Konferencës.

eb2b41232410-keyviewsueclrb8zmf

Me paraqitjet e dobëta këto vitet e fundit, ky numër përfaqësimi ka shkuar në kufirin e renditjes, ku aktualisht tri vende më poshtë, përkthehet me uljen me një ekip në përfaqësimin që do të bëhet në kompeticionet europiane nga sezoni 2025- 2026, sipas rregullave të UEFA-s. Aktualisht kampionati shqiptar ka një koeficient 6.250 pikë dhe ndodhet në vendin e 48-të dhe poshtë saj ka Bjellorusinë, Uellsin dhe në vendin e 51-të, aty ku është edhe rreziku, ndodhet Mal i Zi dhe më pas Andorra, Maqedonia e Veriut dhe Gjibraltari e San Marino, me këto dy të fundit që u kanë mbetur nga një ekip në garë ende, por nuk përbëjnë rrezik për Shqipërinë, pasi koeficienti i tyre është i ulët dhe cilësia e skuadrave, me gjithë respektin, është modeste.

RREZIKU – Në “Champions” këtë verë kampionati shqiptar u përfaqësua me Partizanin, i cili u eliminua që në turin e parë dhe kaloi në Ligën e Konferencës, aty ku po në turin e parë, mbyllën garën edhe Egnatia me Vllazninë, ndërkohë Tirana arriti të kalonte në turin e dytë duke eliminuar Dinamo Batumin dhe duke i dhënë kështu disi oksigjen kampionatit shqiptar në këtë renditje. Diferenca me kampionatin malazez dhe atë të Andorrës apo Maqedonisë së Veriut është rreth 1000 pikë (1). Të parët kanë ende në garë dy ekipe, Buduçnostin dhe Sutjeskën, ndërkohë Andorra ka tri (Santa Koloma, Inter Klab d’Escaldes dhe Atletik d’Eskaldes), teksa Maqedonia e Veriut me Shkupin dhe Strugën.hgjghkPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"