“Mund të fitonim me Sitin”, Gjimshiti ndjen keqardhje: Duam të mbetemi në Europë, do firmosja për barazim, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 10:20

“Mund të fitonim me Sitin”, Gjimshiti ndjen keqardhje: Duam të mbetemi në Europë, do firmosja për barazim, por…

Mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti, foli pas barazimit me Mançester Sitin ditën e djeshme, në zonën miks të stadiumit “San Siro”.

gjimshiti

Gjimshiti tregon keqardhje, pasi sipas tij Atalanta mund ta fitonte ndeshjes pas daljes me karton të kuq të portierit të Sitit, ndërkohë gjithashtu flet edhe për objektivat në Europë. Ja fjalët e tij teksa fliste për “tuttomercatoweb”:

KEQARDHJE – Para ndeshjes, sigurisht që do firmosja për një barazim me Sitin, por pas një ndeshje të shkëlqyer, ka pak keqardhje, sepse edhe mund të fitonim pas daljes me karton të kuq të portierit të tyre. Por, gjithsesi, luajtëm ndaj Mançester Sitit, dhe nuk ishte e lehtë, pasi edhe ata patën shumë shanse në pjesën e parë.

FRAKSIONI I PARË – Ndoshta pësuam shumë shpejt, dhe ndaj Sitit ke rrezik që të pësosh edhe më shumë. Në pjesën e dytë, ishim më të organizuar dhe luajtëm mjaft mirë.

KLASIFIKIMI – Kemi besim, ndeshja e radhës me Dinamon e Zagrebit do të jetë shumë e rëndësishme. Nëse fitojmë, do luajmë një finale të vërtetë më pas me Shaktarain. Por tani, le të mendojmë për kampionatin.

RRITJE NË EUROPË – Gjithmonë përpiqemi të luajmë në të njëjtën mënyrë, por kemi mësuar shumë nga tre ndeshjet e para. Sot dhamë gjithçka, dhe morëm një pikë.

KUALIFIKIMI – Është e vështirë të arrijmë një kalim në turin tjetër, por sigurisht që duam të qëndrojmë në Europë. Ndeshja e radhës ka në dorë shumë gjëra. Nëse fitojmë, mund ta kemi objektiv vendin e dytë. Për momentin, të rimarrim bateritë sepse na pret një sfidë e madhe në kampionat me Sampdorian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"