Mrekullia me Spalin, Berisha: Ju tregoj pritjen ndaj Vivianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2017 | 11:45

Mrekullia me Spalin, Berisha: Ju tregoj pritjen ndaj Vivianit

U deshën duart e mëdha të Etrit Berishës që t’i jepnin një pikë Atalantës kundër Spalit. Portieri shqiptar ishte vendimtar me disa ndërhyrje, sidomos në fundin e ndeshjes kundër Vivianit. Gardiani i Atalantës shpjegon rezultatin dhe ndeshjen që zhvilloi Atalanta.

Berisha

“E nisëm ndeshjen shumë mirë dhe nuk u vumë kurrë në rrezik, por deri në momentin që u ndëshkuam me karton të kuq. Aty ndryshoi ndeshja. Mëkat që nuk arritëm të merrnim 3 pikët në këtë sfidë, por duhet të njohim edhe meritat e kundërshtarit”, tha fillimisht Berisha. Më tej, ai shpjegoi edhe pritjen spektakolare ndaj Vivianit dhe refleksin e jashtëzakonshëm që tregoi në ato momente.

“Isha duke e ndjekur me sy dhe ai dribloi dy lojtarë. Për këtë fakt u hodha nga ai krah dhe shkoi mirë”, vazhdoi gardiani i Kombëtares shqiptare. Për t’u rikthyer sërish te ndeshja e barazuar me Spalin.

“Është e vërtetë që duhet ta mbyllnim ndeshjen më shpejt. Në javët e fundit kemi krijuar shumë raste, por nuk ia dalim të marrim 3 pikët. Dua të them se ndeshjet e bukura nuk na kanë munguar kurrë dhe kemi luajtur për t’i fituar të gjitha ndeshjet. Tani është e rëndësishme të rikuperojmë forcat dhe të rikthehemi më të fortë, pasi do të luftojmë për objektiva të rëndësishëm”, tha Berisha, i cili aktualisht ndodhet në grumbullimin e Kombëtares shqiptare për sfidën miqësore me Turqinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"