Moxhi: Ekuban, i pafat në Itali. Erdhi për provë në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2017 | 11:44

Moxhi: Ekuban, i pafat në Itali. Erdhi për provë në Shqipëri

Afrimi në rradhët e Partizanit e ka vënë Luciano Moxhin në qëndër të mëdiave shqiptare por jo vetëm. Ditën e djeshme Moxhi ka dhënë një intervistë për “Tuttomercatoweb” dhe natyrshëm nuk mund të mungonin pyetjet për aventurën e re te Partizani.

moggi

I pyetur nga gazetari për postin që mban te Partizani, Moxhi ka sqaruar se është thjesht këshilltar i presidentin dhe asgjë më tepër.

“Stop. Unë bëj vetëm këshillëtarin. Nuk dua ndonjë lidhje të veçantë. I jap këshilla presidentit” – tha ai.

Italiani ka folur me superlativa për sulmuesin e Partizanit Kaleb Ekuban duke deklaruar se është një lojtar i ri premtues, që në Itali nuk pati fat dhe shkoi në provë te Partizani duke i bindur drejtuesit.

“Ekuban? Një i ri i cili në Itali nuk kishte fat. Më treguan që në Shqipëri kishte ardhur disa muaj më parë në provë. Pastaj i bindi” – ishin fjalët e Moxhit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"