Moviola Tirana-Teuta/ Penalltia dhe anulimi i golit, vendime të drejta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2023 | 22:43

Moviola Tirana-Teuta/ Penalltia dhe anulimi i golit, vendime të drejta

Ndeshja e djeshme, mes Tiranës dhe Teutës, ku kryesor ishin Laver Alla dhe dy ndihmësit Maringlen Llukmani e Edlir Malo, si dhe VAR-i: Enea Jorgji e AVAR-i: Emigers Ganxhi, ka pasur tri raste për diskutim.

Tirana-Teuta

Në të tria rastet, gjyqtari dhe VAR-i janë treguar korrektë, duke mos ngarkuar ekipet me raste të diskutueshme, që mund të ndikonin në rezultat.

MINUTA E 27-të: Haxhiu pengohet në zonë nga Alla, por anësori ngre flamurin e pozicionit jashtë loje. Kontrollohet me VAR dhe sulmuesi i Tiranës është më përpara në nisje të aksionit. Vendim i drejtë i anësorit.

MINUTA E 21-të: Daci shënon gol, por Alla i jep faull sulmuesit. Daci proteston te kryesori Alla, pasi sipas tij nuk bëri faull në dëm të Hoxhallarit. Vendim i drejtë i kryesorit Alla. Faulli është i dukshëm.

MINUTA E 81-të: Akordohet penallti për Tiranën. Qaqi në rrëzim e sipër prek topin me dorë në fundore. Alla nuk heziton për penallti. Vendim i drejtë i kryesorit. Penalltia ekziston.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"