Moviola| Skënderbeu-Vllaznia/ Shkodranët kishin pretendime, ja rastet e diskutueshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 20:00

Moviola| Skënderbeu-Vllaznia/ Shkodranët kishin pretendime, ja rastet e diskutueshme

Takimi mes Skënderbeut dhe Vllaznisë në përgjithësi shkoi pa probleme, ndonëse rastet për moviolë nuk munguan me shkodranët që pretendojnë.

skenderbeu vllaznia

Së pari pretendohet se te aksioni i golit Berisha e ka kontrolluar topin jashtë vijës anësore, por pamjet nuk janë të qarta për të vërtetuar këtë gjë.

Në minutën e 14-të miqtë pretendojnë për një prekje të topit me dorë nga Berisha, por përsëritja e pamjeve i jep të drejtë gjyqtarit. Penalltia që u dha për Vllazninë ishte, pasi Da Silva rrëzohet pas kontaktit në zonë me Zhan Viktor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"