Moviola| Laçi-Partizani/ Arbitri masakron “demat”, mungojnë 4 penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2021 | 20:34

Moviola| Laçi-Partizani/ Arbitri masakron “demat”, mungojnë 4 penallti

Arbitrimi ndikoi direkt në rezultatin e ndeshjes Laçi-Partizani 0-0. Gjyqtari Kridens Meta dhe asistentët e tij, Dojando Myftari dhe Nertil Bregasi nuk akorduan katër penallti në këtë takim, 3 për Partizanin dhe 1 për Laçin. Ekipi më i penalizuar ishin të kuqtë.

meta

Në minutën e 31- të, erdhi momenti i parë. Mala jep një pasim të bukur për Çinarin, i cili tenton ta kontrollojë brenda zonës. Por, nga mbrapa, e shtyn me duar kapiteni Ignjatoviç dhe të gjithë prisnin akordonim e penalltisë. Mirëpo, Kridens Meta nuk e akordon 11- metërshin, duke gabuar në këtë episod. Më pas, në minutën e 67-të, është sërish Ignjatoviç që përplas Muratajn në tokë brenda zonës, por Meta gabon sërish, duke mos e akorduar penalltinë.

Në të 84-ën, kishte një tjetër rast për penallti për Partizanin. Çinari është gati të gjuajë brenda zonës, por Shehu i vjen me shpejtësi nga pas dhe i ndërhyn me sparkatë, ashpër. Edhe në këtë rast, Meta nuk akordon penallti, duke ia mohuar Partizanit. Ndërsa në minutën e 118-të, ka një pretendim dhe të Laçit për penallti. Është Deliu ai që pengohet nga Hakaj me duar dhe sipas gjyqtarit Meta, nuk ka 11-metërsh sërish. Madje, edhe në këtë moment, kryesori gaboi, pasi kontakti ishte i mjaftueshëm për penallti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"