MOVIOLA| Laçi-Kukësi/ Ndërhyrja ndaj Abazajt, duhej penallti dhe i kuq. Meta gabon kundër Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 15:31

MOVIOLA| Laçi-Kukësi/ Ndërhyrja ndaj Abazajt, duhej penallti dhe i kuq. Meta gabon kundër Kukësit

Laçi-Kukësi ishte një ndeshje e luftuar dhe me faulle të shumta. Të verdhët nuk munguan, e megjithatë as gabimet. Edhe pse me 6 arbitra, duhet thënë që verilindorëve u mungon një penallti dhe një lojtar i kurbinasve duhet të dilte me të kuq.
abazaj
24′
Abazaj rrëzohet brenda zonës pas duelit me Turkajn dhe kërkon 11-metërsh, por gjyqtari Meta vazhdon lojën. Protestojnë
verilindorët dhe me të drejtë. Edhe pse faulli nis jashtë zone, ai vijon thuajse me të njëjtin intensitet edhe brenda saj. Duhej penallti dhe kartoni i kuq për mbrojtësin e Laçit, derisa ndali lojtarin e fundit.

26′
Selmani e ekzagjeron. Mbështjell me dy duar Shkurtajn, por për gjyqtarin nuk ka asgjë. E kursen mbrojtësin e Laçit, pasi i verdhi duhej.
turkajiiii
44′
Turkaj mund të shënonte golin e tretë me kokë, megjithatë nuk ia doli. Por, në atë moment ka dyshime për pozicion jashtë loje, lojtari i Laçit duket disi më i avancuar.

53′
Aksion i shpejtë i Grecës, por ndalet nga Lulaj. Arbitri vërshëllen kur topi ishte duke shkuar te Xhixha, që edhe shënoi. E megjithatë, rrjeta u anulua. Veprim i drejtë, por duhet thënë që Kridens Meta, para se të akordonte faull, mund të lejonte vijimin e aksionit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"