MOVIOLA| Laçi-Flamurtari/ I kuqi dhe penalltia ishin, gjyqtarët të saktë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 12:25

MOVIOLA| Laçi-Flamurtari/ I kuqi dhe penalltia ishin, gjyqtarët të saktë

Laçi-Flamurtari ishte një ndeshje e luftuar. Pati raste, gola, kartonë, penallti dhe shumë… moviolë. Megjithatë, kryesori Ardian Beqiri dhe asistentët e tij e kaluan me sukses këtë 90- minutësh. I kuqi për Indio Oliveirën qëndron, penalltia po ashtu, ndërsa me të drejtë iu anuluan edhe dy gola Laçit.
bandicam 2020-07-05 19-03-50-097
22’ Indio Olivera humb duelin e shpejtësisë me Julian Shehun dhe më pas e shtyn. Brazilianin s’e mbajnë nervat dhe Ardian Beqiri i ndodhur aty pranë, i tregon me të drejtë të kuqin.

42’ Ribaj rrëzohet në zonën e Laçit, gjyqtari lejon vazhdimin e lojës. Vlonjatët pretendojnë për 11-metërsh, por pamjet dëshmojnë se nuk ka faull.

48’ Lushkja shërben për Grecën, që edhe shënon, por goli është i pavlefshëm, pasi më herët numri 10 i kurbinasve kishte shkaktuar faull ndaj Gocajt. Vendim i drejtë.

50’ Një harkim në zonë për Xhixhën sjell lojë të rrezikshme të Gocajt, që për të larguar topin ngre këmbën në lartësinë e fytyrës së lojtarit të Laçit. Ka penallti dhe të verdhë për mbrojtësin e Flamurtarit dhe me të drejtë.

64’ Shënon Xhixha me kokë, pasi merr një top nga Nuabueze, por anësori pati sinjalizuar pozicion jashtë loje të numrit 19 të Laçit, që dukshëm ishte më i avancuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"