MOVIOLA| Laçi-Flamurtari/ Goli i parë i kurbinasve, nga një goditje këndi inekzistente

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 21:11

MOVIOLA| Laçi-Flamurtari/ Goli i parë i kurbinasve, nga një goditje këndi inekzistente

Në ndeshjen e djeshme, Flamurtari ka kontestuar gjatë dhe me të drejtë momentin nga i cili shënohet goli i parë i Laçit. Që në minutën e tetë ka rast moviole, kur asistenti i dytë Arbër Zalla gabon në akordimin e pozicionit jashtë loje për Nuabuezen. 

laci flamurtari

Pamjet tregojnë se ishte në pozicion të rregullt. Në minutën e 20-të, kryesori fal Nebihun, i cili ndërhyn duke shkelur me takë në kaviljen e Lushkjes. Mungon kartoni i verdhë.

Në të 30-ën minutë, Lushkja sinjalizohet në pozicion jashtë loje nga asistenti i dytë, por sërish është vendim i dyshimtë.

Në minutën e 47-të, anësori i parë, Alfred Shkreta, sinjalizon për goditje nga këndi, por Flamurtari e konteston gjatë. Mbrojtësi vlonjat ngre këmbën, por sfera preket në fund nga Xhixha dhe nuk duhej akorduar goditje nga këndi, por vetëm fundore. Prej aty u shënua goli i parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"