MOVIOLA| Kukësi-Laçi/ Penalltia e kurbinasve nuk ishte, mungon një tjetër 11-metërsh për Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2021 | 20:15

MOVIOLA| Kukësi-Laçi/ Penalltia e kurbinasve nuk ishte, mungon një tjetër 11-metërsh për Laçin

Dy momente kulmore ka pasur kjo ndeshje për moviolë.

KUKESI

Në minutën e 69-të, mbrojtësi i Kukësit, Kurdiç, ndërhyn në zonë me faull ndaj Markut, por kryesori Kola nuk akordon penallti dhe vazhdon lojën. Vendim i gabuar në dëm të Laçit dhe mungon 11-metërsh i saktë.

Tri minuta më vonë, në të 72-ën, Kola akordon një penallti të paqenë për Laçin. Xhixha merr pasim jashtë zonës, ku nis një kontakt shumë i lehtë me Dragoshin. Ky i fundit e prek sulmuesin që duke u rrotulluar, sapo ndien dorën e mbrojtësit rrëzohet. Pamjet tregojnë se nuk bëhet fjalë për penallti. Kola e akordon në mënyrë të gabuar 11-metërshin.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"