MOVIOLA| Flamurtari-Laçi/ I kuq i rregullt, në Vlorë ka dyshime për penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 12:17

MOVIOLA| Flamurtari-Laçi/ I kuq i rregullt, në Vlorë ka dyshime për penallti

Ndeshja e djeshme ka pasur vetëm një karton të verdhë dhe një të kuq të rregullt, por ka disa momente të dyshuara: 

bandicam 2020-02-22 13-59-53-119

24′ Hoxhaj në tentativë nga e majta për t’u futur në zonë, i afrohet Rapo dhe ka një kontakt mes tyre në kufijtë e zonës, por kryesori nuk vërshëllen as simulim dhe ndëshkim të sulmuesit dhe as penallti për vendasit të cilët protestojnë.

29′ Vendësit kanë një tjetër pretendim, këtë herë është Ignjatoviç që prek topin me dorën e hapur, sërish në kufijtë e zonës, por jashtë saj. Mungon një faull në pjesën ballore të zonës.

37′ Deliu bën një ndërhyrje me takë në këmbën e Kreshpës, por kryesori Cjapi e kalon pa ndëshkim. Mungon i verdhë.

bandicam 2020-02-22 15-10-07-865

51′ Karlos Enrike futet mes dy mbrojtësve pasi merr një pasim të gjatë, por Turkaj i ndërhyn me faull dhe merr të kuq për heqje të mundësisë për shënim.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"