Moviola e javës/ Arbitrat “sakatojnë” Flamurtarin, Kamzës i mohohet gol i rregullt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2018 | 19:11

Moviola e javës/ Arbitrat “sakatojnë” Flamurtarin, Kamzës i mohohet gol i rregullt

Arbitrat nuk iu kanë shpëtuar gabimeve edhe në jav- ën e 33-të të Superiores, duke ndikuar drejtpërdrejt me vendimet e tyre të paktën në dy takime. Flamurtari vazhdon të jetë skuadra më e penalizuar dhe ndaj Laçit, në takimin e luajtur në “Elbasan Arena”, i janë mohuar dy penallti të pastra, ndërsa Kamzës i është anuluar një gol i rregullt. Partizanit gjithashtu nuk i është dhënë një 11- metërsh i rregullt në ndeshjen ndaj Luftëtarit.

Luftetari-Partizani

Luftëtari – Partizani 2-2

Gjyqtarë: A.Beqiri, D.Rexha, A.Shkreta

Takimi Luftëtari-Partizani u gjykua nga një treshe e kolegjiumit të Tiranës, me kryesor Ardin Beqiri. Në këtë takim nuk munguan rastet për moviolë, të cilat kaluan pa ankesa nga palët, mbase ngaqë nuk ndikuan në ecurinë e takimit.

-Në minutën e 15-të, pas një goditjeje këndi, Rapa mban nga fanella Belicën, që në përpjekje për të goditur topin me kokë, humbet ekuilibrin dhe kemi të bëjmë me një penallti të mohuar për Partizanin.

-Në minutën e 43-të kemi një sinjalizim të gabuar nga anësori Shkreta për një pozicion jashtë loje, pasi Abazaj mbeti pas, ndërsa Rroca vjen pas shpine në pozicion të rregullt.

-Në minutën e 54-t, tjetër sinjalizim i gabuar për pozicion jashtë loje, pasi Bregu mbahet në lojë nga Belica. Arbitri toleroi edhe disa ndë- rhyrje të ashpra.

asa

Vllaznia – Kamza 0-0

Gjyqtarë: K.Meta, E.Doda, N.Bregasi/ Pas portave: L.Alla, O.Kuka

FSHF kishte dërguar në Shkodër gjashtë arbitra, me kryesor Kridens Metën. Në përgjithësi, gjykimi ka qenë korrekt, por një rast në minutën e 85-të duket sikur prish mbarëvajtjen e këtij takimi delikat. Plaku del i vetëm me portierin dhe shënon, por anësori Bregasi ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Pamjet filmike tregojnë se sulmuesi i Kamzës është në një vijë me mbrojtësit e Vllaznisë dhe këtu kemi të bëjmë me një gabim të anë- sorit. Ndërkohë, kryesori Meta toleroi disa herë ndë- rhyrjet e rënda të Krymit, por gjithashtu edhe të Vucajt.

Flamurtari – Laçi 0-0

Gjyqtarë: A.Koçi, E.Barushi, R.Dobruna

Flamurtari vazhdon ta pësojë prej arbitrave. Nga tri penallti të pretenduara prej vlonjatëve, dy i janë mohuar.

-E para ishte në të 13-ën, kur Qaqi kap nga fanella Muaremin në zonë. Penallti e munguar për Flamurtarin.

-Në të 45-ën, Shtubina godet nga jashtë zone, devijon Nurkoviç dhe me topin që përfundon në këmbët e futbollistëve të Laçit, shënojnë. Por, më parë ishte sinjalizuar pozicion jashtë loje. Vendim i rregullt.

-Në të 52-ën, Bushiç gjuan tokazi në zonë, Fangaj kap topin me dorë, por arbitri vijon me të drejtë lojën, pasi kemi të bëjmë me prekje të pavullnetshme.

-Flagrant është rasti i së 80-ës, kur gjuajtja e Nedljekoviç qartazi devijohet prej Gjonit me dorë dhe në këtë rast pamjet konfirmojnë se ka 11-metërsh.

Lushnja – Skënderbeu 2-4

Gjyqtarë: K.Shahini, F.Lamaj, E.Lisaku

Në këtë ndeshje nuk ka pasur raste për moviolë.

Teuta – Kukësi 3-2

Gjyqtarë: K.Kola, D.Myftari, E.Ganxhi

Në përballjen e luajtur në Durrës nuk ka pasur raste të diskutueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"