MOVIOLA E ERZENI-PARTIZANI/ Ndeshje me episode, Barjamaj dhe Rusta në VAR e menaxhojnë mirë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 20:01

MOVIOLA E ERZENI-PARTIZANI/ Ndeshje me episode, Barjamaj dhe Rusta në VAR e menaxhojnë mirë (VIDEO)

Ndeshja e djeshme mes Erzenit dhe Partizanit, e luajtur në Rrogozhinë dhe e mbyllur me shifrat 0-4, u drejtua nga kryesori Kreshnik Barjamaj, të cilit iu desh të menaxhonte disa raste të dyshimta. 

rusta var

15′ Hadroj tenton një top të lartë me kokë në zonë, në duel me Asanin. Mbrojtësi i kuq prek topin, ndërsa lojtari shijakas i jep një goditje me gju në fytyrë, duke e lënë të dëmtuar. Kryesori Barjamaj nuk ka dyshime dhe me të drejtë akordon 11-metërsh dhe karton të verdhë për Asanin.  (VIDEO)

38′ Duel mes Hadrojit dhe Kadriut në zonë, me lojtarin e Erzenit, që rrëzohet dhe reklamon një shtyrje. Barjamaj sinjalizon vazhdimin e lojës. Pamjet tregojnë se ka pasur një kapje të Hadrojt, por brenda kufijve të rregullores dhe pa forcë për të rrëzuar kundërshtarin. (VIDEO)

64′ Hadroj dhe Mihana përplasen për një top në zonën e Partizanit. Zgjatet mbrojtësi i kuq, më pas vjen edhe Mihana, që përplaset me të dhe e shkel, teksa topi kalon në anën tjetër, pa u prekur nga asnjëri prej tyre. Barjamaj me të drejtë vijon lojën. (VIDEO)

77′ Blazeviç kalon Prekën në duel shpejtësie dhe mbrojtësi i Partizanit e ndal me një kapje të fanellës. Barjamaj i nxjerr direkt të kuqin shkodranit, pasi Kadriu do të dilte direkt përballë Hoxhës pas atij momenti. Barjamaj vendos të mos tolerojë. (VIDEO)

87′ Maget vertikalizon për Bintsukën, i cili realizon me një parabolë përballë portierit Hasanbelli. Yzeiraj në VAR merr kohën për të shqyrtuar pozicionin e kongolezit dhe në fund konfirmon golin. Pamjet e servirura nuk janë të qarta, por VAR-i e konfirmon me vizimin virtual. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"