Moviola e Dinamo-Egnatia/ Polemika për golin e anuluar të Allmuçës, vendimi i drejtë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2021 | 12:21

Moviola e Dinamo-Egnatia/ Polemika për golin e anuluar të Allmuçës, vendimi i drejtë (VIDEO)

Dinamo-Egnatia ishte një ndeshje e kushtëzuar nga dhoma VAR, pasi të shumta ishin rastet për moviolë në këtë takim, që u gjykua nga Klodian Shahini. Peshën kryesore e mbajtën arbitrat e VAR-it, Eldorjan Hamiti dhe Arbër Zalla. Ja rastet për moviolë në këtë takim:

golRasti i golit të anuluar për Egnatian

6’ Telushi gjuan nga distanca, Bakaj arrin ta devijojë topin. Vazhdon aksioni për Egnatian dhe Xhekson nga e majta në hyrje të zonës mundohet të shërbejë për shokët e tij, por topi ndalet në dorën e Maliqit dhe gjyqtari akordon penallti. Penalltia konfirmohet edhe me VAR. Vendim i drejtë i gjyqtarit Shahi dhe dhomës VAR.

32’ Isaevski shërben për Çinedunë, i cili futet në zonë dhe pengohet nga Ymeralilaj dhe Krivanjeva. Arbitri Shahini akordon penallti për Dinamon, vendim të cilin e lë në fuqi edhe VAR-i. Vendim i drejtë, pasi duket qartë ndërhyrja e gabuar e Imeralilajt ndaj sulmuesit të Dinamos.

49’ Çyrbja nga e djathta e sulmit futet në zonë, por Isaevski i ndërhyn gabimisht dhe gjyqtari akordon penallti, që konfirmohet sërish nga gjyqtarët e dhomës VAR. Edhe në këtë rast vendimi është i drejtë. 65’ Ibraimi dërgon topin në rrjetë pas një kundërsulmi të shpejtë, por sinjalizohet në pozicion jashtë loje për momentin kur mori pasimin nga Çinedu. Vendim i drejtë i trupës gjykuese, pasi nga përsëritja dukej qartë përparimi i kapitenit të Dinamos kur u shërbye.

67’ Ymeralilaj ndalon me një ndërhyrje depërtimin e Skukës duke rrëzuar këtë të fundit në zonë. Gjyqtari Shahini akordon penallti mes protestave të skuadrës së Egnatias. Ai ftohet nga VAR-i të rishikojë pamjet dhe pas shqyrtimit të tyre, ndryshon mendje, pasi Imeraliaj thjesht kishte devijuar topin. VAR-i shpëton Shahinin.

82’ Anulohet gol për Egnatian. Kombinim në krahun e djathtë ku Xhekson shërben për Shtubinën, i cili pason drejt Allmuçës dhe ky i fundit e çon topin në rrjetë. Por goli anulohet fillimisht për pozicion jashtë loje të Shtubinës nga anësori dhe pas verifikimit të gjatë të VAR-it, mbetet në fuqi vendimi i vijërojtësit. Rast i dyshimtë, pasi pamjet nuk janë të qarta, pasi ngjante si gol i rregullt. Por me vijën që vendoi dhoma VAR te ky rast, për çështje milimetrash, shpina e Shtubinës dilet më e avancuar se këmba e Imamit. Me VAR anulimi i golit quhet i saktë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"