MOVIOLA| Bylis-Skënderbeu/ Tri penalltitë ishin, por i mohohet një tjetër vendasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 21:35

MOVIOLA| Bylis-Skënderbeu/ Tri penalltitë ishin, por i mohohet një tjetër vendasve

Për Erjon Bastarin dhe asistentët e tij, Rejdi Avdon e Gerand Qiricin, nuk ishte aspak ndeshje e thjeshtë ajo e luajtur dje në “Adush Muça”.

bandicam 2019-11-09 14-57-23-195

Kryesori kishte mjaft punë dhe kjo duket qartë jo vetëm te 3 penalltitë që akordoi, por edhe te 8 kartonët e verdhë. Nëse me 11-metërshat e dhënë veproi drejt, duhet thënë që gaboi në minutën e 72-të, kur i mohoi një të pastër Bylisit. Dora e Gripshit është gati për volejboll, por askush nuk e pa.

21′-23′ Ndeki ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Peposhit dhe për gjyqtarin ka penallti. Veprim më shumë se i drejtë, pasi ishte faull.

45+2‘ Bregu me topin nën kontroll pengohet prej Peposhit dhe rrëzohet. Kryesori tregon pikën e bardhë dhe me të drejtë, pasi kontakti është i pastër.

73′ Peposhi harkon nga goditja e këndit, Goxha devijon me kokë dhe Qardaku gjuan, por Pëllumbi bën shpëtimtarin, duke e larguar topin në vijën fatale.

Bylis-Skenderbeu

Bylisi pretendon penallti dhe me të drejtë, pasi dora e Gripshit është e ngritur dhe prek topin. Vendim i gabuar i kryesorit. Veç 11-metërshit, duhej edhe i verdhë për durrsakun.

86′ Bregu nga e djathta e sulmit futet në zonë dhe Ndreca e tërheq prej fanelle. Ka penallti dhe dyshime nuk ka.

90+4′ Pretendohet tjetër penallti, këtë herë për Bylisin, për prekje të topit me dorë nga Vangjeli që sapo ishte futur në lojë. Ka dyshime, pamjet nuk janë të qarta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"