MOVIOLA| Bylis-Laçi/ Goli i Malotës duhej anuluar, por mungojnë dy penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2021 | 12:07

MOVIOLA| Bylis-Laçi/ Goli i Malotës duhej anuluar, por mungojnë dy penallti (VIDEO)

Gjashtë gjyqtarë në Bylisi-Laçi, por sa shumë gafa. FSHF i kishte besuar këtë ndeshje delikate të riut Florian Lata, ndërsa anësorët ishin me stemën e FIFA-S, Dojando Myftari dhe Nertil Bregasi.

Goli i Lacit

Goli i Laçit u shënua nga Malota në pozicion jashtë loje, ndërsa gjatë pjesës së parë kemi dy penallti të padhëna në favor të kurbinasve. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha rastet për moviolë në takimin e së shtunës.

21’ Mazrekaj fut një top në zonë, aty ku Musta, pasi e kontrollon, rrezohet pas ndërhyrjes së Kardozos. Arbitri vazhdon lojën, por duhej akorduar 11- metërsh për Laçin, pasi ndërhyrja ishte e parregullt.

26’ Nuabueze jep një asist perfekt në zonë te Shehu, por ndaj këtij të fundit ndërhyn në sparkatë Qardaku. Pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me ndërhyrje të parregullt, por gjyqtari vazhdon lojën. Duhej të ishte akorduar 11-metërsh në favor të kurbinasve.

43’ Mazrekaj me të djathtën harkon në zonë, Musta e çon topin në rrjetë. Goli anulohet për pozicion jashtë loje. Pamjet filmike tregojnë se është një vendim i drejtë i anësorit Myftaraj.

69’ Goditje dënimi për Laçin, Mazrekaj kroson në zonë dhe Malota me kokë e dërgon topin në rrjetë. Pamjet filmike tregojnë se në momentin e shkelmimit të topit nga Mazrekaj, Malota ka qenë më i avancuar se mbrojtësit e Bylisit dhe goli duhej anuluar për pozicion të parregullt të lojtarit të kurbinasve. Gabim i anësorit Nertil Bregasi.

77’ Harmon rrëzohet në zonë pas një dueli me Jankun. Në momentin që topi i iku nga kontrolli, pas duelit trup me trup me kundërshtarin, siberiani i Laçit u rrëzua dhe kërkoi penallti. Lata vijoji lojën, duke vepruar drej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"