MOTO GP/ Kuartararo super, triumfon në Doha: Jam i lumtur për këtë fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2021 | 10:24

MOTO GP/ Kuartararo super, triumfon në Doha: Jam i lumtur për këtë fitore

Botërori i Moto GP-së zhvilloi mbrëmjen e djeshme ndalesën e dytë sezonale teksa u mbajt Çmimi i Madh i Dohas. Yamaha vijon startin fantastik në Botëror, ku pas Vinjalesit një javë më parë, dje në Losail triumfoi Fabio Kuartararo, me pilotin francez që arrin suksesin e parë sezonal.

KUARTARO

Kuartaro zhvilloi një garë fantastike për ta kaluar vijën e finishit i pari. Në shkallën e dytë të podiumit u ngjit piloti i Dukatit Johan Zarko, i cili ishte +01.457 më i ngadaltë se Kuartararo, ndërsa i treti u klasifikua një tjetër pilot i skuadrës italiane (Pramac), Horge Martin +01.500 i cili e startoi garën nga “pole”. Martin rezistoi për 18 xhiro në krye, ndërsa në fund duhej të kënaqej me podiumin, që është i pari në Moto GP për të.

Një garë e dominuar dhe fituar nga Kuartararo, që tregoi superioritetin e motorit Yamaha në këtë pistë, ashtu sikurse kishte bërë Vinjales një javë më parë. Vinales dje u klasifikua i pesti, pas Aleks Rins me Suzuki, ndërsa i gjashti u rendit italiani Françesco Banjaia me Dukatin tjetër. Për Valentino Rosin u shënua një tjetër garë zhgënjyese. “Doktori” me Yamaha Petronas u klasifikua në vendin e 16-të (e nisi atë nga vendi i 21-të). Gara e tretë sezonale do të zhvillohet më datë 18 prill, në Portugali.

Gjthashtu Kuatararo pas garës deklaroi se ishte shumë i lumtur:

“Unë mendoj se në mes të garës isha pak a shumë në atë pozicion dhe ndihesha aq mirë në vendet e parakalimit si kthesa 10, kthimi 15 dhe ndjeva sikur mund ta fitoja garën në atë moment.

“Bëra një ndryshim total nga java e kaluar sepse javën e kaluar unë isha paksa i ngadaltë si amator. Unë jam shumë i lumtur për këtë fitore.”

KUA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"