Moti i keq në Shqipëri, FSHF-ja shtyn 6 ndeshjet e Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2021 | 17:57

Moti i keq në Shqipëri, FSHF-ja shtyn 6 ndeshjet e Kategorisë së Dytë

Kushtet atmosferike të rënduara në 24 orët e fundit në mbarë vendin kanë detyruar të FSHF-në të pezullojë të gjitha takimet e nesërme të javës së 10-të Kategorisë së Dytë, Grupi.
kategoria_dyte_cover
Në një njoftim të FSHF-së, bëhet me dije moszhvillimi i 6 sfidave të planifikuara për ditën e nesërmë.

Në këtë mënyrë, takimet Labëria-Gramozi, Albpetroli-Maliqi, Memaliaj-Tepelena, Këlcyra-Devolli, Përmeti-Delvina dhe Butrinti-Skrapari nuk do të luhen. Datat e këtyre sfidave do të përcaktohen në ditët e ardhshme.

Ditën e sotme, disa sfida të Kategorisë së Parë dhe të Dytë nuk u luajtën për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
Njoftimi i FSHF-së

Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në të gjithë vendin Federata Shqiptare e Futbollit vendosi, që të gjitha ndeshjet e parashikuara për t’u luajtur nesër (e diel), datë 14 shkurt 2021 të vlefshme për Kategorinë e Dytë dhe të gjitha nivelet e kampionatit të moshave nuk do të zhvillohen.

Data e zhvillimit të këtyre ndeshjeve do të njoftohen në ditët në vazhdim.

fshf

 

333333333333333

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"