Moshat U-17, Vllaznia dhe Shkëndija pa frena

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2016 | 14:53

Moshat U-17, Vllaznia dhe Shkëndija pa frena

Vendos goli i Boriçit

Vllaznia ecën me hap kampioni për paratërinj, teksa dje mposhti minimalisht Porton në Lezhë. Pjesa e dytë ishte më e fortë dhe më spektakolare. Miqtë nga Shkodra ishin më të organizuar dhe ia dolën që në minutën e 59-të të shënonin me Boriçin. Pas pësimit të golit, janë futbollistët e Portos që riorganizohen, por nuk barazojnë dot.

porto vllaznia u17

PRENG GJIKOLA

Përmbysje e Tiranës

Tirana fiton me përmbysje ndaj Internacionalit. Miqtë e nisën mjaft bukur takimin, teksa në minutën e dytë është Bozhani që shënon. Gjithsesi, bardheblutë për 11 minuta shënojnë dy herë me anë të Veriut dhe Bashës. Brenda pjesës së parë ishte Selenica që shënoi edhe golin e tretë. Ndërkohë, Bernaca në pjesën e dytë shkurtoi shifrat në 3-2.

tirana internacional u17

ABDULLA DUSHKU

Një fitore në limit

partizani u17

Një ndeshje e shkëlqyer ka qenë ajo mes Partizanit dhe Shkëndijës së Tiranës. Skuadra e Luan Pinarit ka fituar në frymën e fundit, falë një goli të Lecit. Të kuqtë e Çoçllit, edhe pse në pozita jo të mira në renditje, kanë befasuar me lojën e tyre. U dalluan Peti, Hoda dhe Spahiu, ndërsa Shkëndija u tregua më cinike, duke marrë tri pikë.

partizani shkendija e tiranes u17

ABDULLA DUSHKU

Blof i Flamurtarit

Vetëm barazim për Flamurtarin kundër Dinamos, por gjithsesi të besuarit e Sherif Idrizit janë sërish të shkëputur në krye të grupit B. Blutë kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, duke iu kundërpërgjigjur shpejt golit të vlonjatëve. Fillimisht Rrapaj që shënoi për vendësit, ndërsa nëntë minuta më pas Qoshku vendosi baraspeshën në fushë.

flamurtari dinamo u17

KASTRIOT BRAHIMAJ

Teuta bind në Lushnjë

Teuta mundi pastër 2-0 Lushnjën në stadiumin “Roza Haxhiu”, duke e konkretizuar dominimin e saj me nga një gol në secilën pjesë. Në fillim Kapllani kaloi durrsakët në avantazh, pasi devijoi saktësisht me kokë një krosim të Çollakut. Ndërsa në fund të ndeshjes, Hoxha dyfishoi shifrat pas një aksioni personal, duke i dhënë fitoren Teutës.

lushnja teuta u17

ALBAN ALUSHI

Mjafton pjesa e parë

Me rezultatin e pastër 3-0 kanë fituar djemtë e shkollës së mjeshtërisë sportive të Durrësit kundër Elbasanit. Shkëndija ka kaluar në avantazh me anë të Hotit që në minutën e 13-të, ndërsa më pas ka dyfishuar rezultatin Duda. Për të mbyllur takimin ka menduar Bytyqi në minutën e 38-të. Vendësit patën edhe raste të tjera për të shënuar.

shkendija e durresit elbasani u17

JETON REXHMATI

Akademia bën poker

Spektakël dhe gola në përballjen mes Akademisë dhe Laçit, me vendësit që fituan 4-3. Te skuadra e Bozos mbi të gjitha spikati Arbri Mehmetllari. Skuadra laçiane ka qenë pothuajse e barabartë në lojë gjatë pjesës së parë. Ndërsa në të dytën, fillimi ka qenë shpërthyes për Akademinë, ndërsa fundi u ka buzëqeshur kurbinasve.

akademia laci u17

ABDULLA DUSHKU

Terolli, gol trepikësh

Pogradeci e vlerësoi takimin me Besën duke e kërkuar golin me një lojë totalisht sulmuese, por miqtë u kundërpërgjigjen, duke rezistuar mirë deri në minutën e 62-të. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën vendësit e përqendruan lojën te shtatlarti Terolli. Ky i fundit shënoi edhe golin e vetëm që ka vlerën e tri pikëve.

pogradeci besa u17

PËLLUMB STAROVA

Korçarët nuk falin

AF Dinamo shënoi e para me Demon dhe deri në minutën e 65-të udhëhiqte rezultatin, por më pas në fushë diferencën e bënë lojtarët e Skënderbeut. Paratërinjtë korçarë përmbysën gjithçka pas golave të Shores dhe Llazarit. Blutë e Spahiut humbën disa raste për shënim, veçanërisht në pjesën e parë, ku protagonist u bë Balla.

af dinamo skenderbeu u17

ABDULLA DUSHKU

Luftëtari merr kreun

Luftëtari i ka mbyllur shpejt llogaritë me Butrintin dhe ka marrë kreun e grupit B të Kategorisë së Parë për paratërinj. Ziaji dhe Kotoni u bënë protagonistë të golave për gjirokastritët, të cilët dominuan totalisht, edhe pse në minutën e 50-të Mançe rihapi gjithçka. Miqtë rrezikuan sërish, por portieri Basha ishte në një ditë të mirë.

luftetari butrinti u17

TOMOR SHEHU

akademia aas veleciku u17

burreli korabi u17

vlora apolonia u17

olimpiku kukesi u17

kategoria superiore u17 grupi a renditja

kategoria superiore u17 grupi b renditja

kategoria e pare u17 grupi a renditja

kategoria e pare u17 grupi b renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"