MOSHAT U-17/ Tirana mund Partizanin, kampione grupi në derbi. Marshojnë Teuta dhe Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2019 | 18:46

MOSHAT U-17/ Tirana mund Partizanin, kampione grupi në derbi. Marshojnë Teuta dhe Flamurtari

Kategoria Superiore për moshat U-17, luajti këtë fundjavë ndeshjet e javës së 24-të, në të dyja grupet A dhe B, si dhe ndeshjet e Kategorisë së Parë, në javën e 23-të. Panorama Sport, ju sjell skedat e të gjitha ndeshjeve të zhvilluara.

tirana u17

Tirana konfirmohet edhe një herë si skuadra më e mirë e Grupit A për paratërinj. Në ndeshjen derbi kundër Partizanit, bardheblutë e vegjël, të drejtuar nga Fatjon Muhameti, kanë fituar 2- 1 dhe në të njëjtën kohë kanë siguruar vendin e parë në grup tri javë pa u mbyllur ende kampionati. Tirana kërkon që të fitojë edhe titullin e U-17 për këtë sezon, por duhet pritur faza “play-off” për ta bërë një gjë të tillë.

Pas 24 javësh kampionat, ecuria e bardhebluve ka qenë brilante, me 18 fitore, 5 barazime dhe vetëm 1 humbje. Golavarazhi është 68-21, ndërsa diferenca me ndjekësit më të afërt është plot 15 pikë. Edhe ndaj Partizanit bardheblutë bindën, teksa e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë.

NDESHJA – Ka qenë një lojë e bukur për të dyja skuadrat, pavarësisht se fitorja i buzëqeshi Tiranës. Në fillim ishte më kërkues Partizani, ku Madrit Marku në minutën e 6- të goditi shtyllën. Por, kundërsulmi i Tiranës e gjen të papërgatitur mbrojtjen dhe si gjithnjë Aldi Gjumsi shënon golin e avantazhit. Më pas janë 4 raste të pastra për Partizanin, por që nuk realizohen nga sulmuesit.

bandicam 2019-04-22 18-39-26-322

Një minutë para fundit të fraksionit të parë është Argel Avdiu që me mjaft mjeshtëri e çon skuadrën bardhebluve në dhomat e zhveshjes me një avantazh të dyfishtë. Fraksioni i dytë bëhet edhe më i bukur, pasi të kuqtë ushtrojnë presion të vazhdueshëm në portën e Tiranës. Bardhi, Cani dhe Çarçani humbasin disa raste shënimi. Megjithatë, Gerald Cani në të 69-ën shkurton diferencën, duke rihapur takimin. Por, është Tirana tashmë që kërkon të mbyllë historinë e takimit. Gjumsi i afrohet golit të tretë, me topin që largohet në vijën fatale nga Meli. Pavarësisht përpjekjeve të të kuqve, takimi u mbyll me fitoren e Tiranës në shifrat 1-2.

bandicam 2019-04-22 18-39-54-365

bandicam 2019-04-22 18-40-03-653

bandicam 2019-04-22 18-40-09-180

bandicam 2019-04-22 18-40-13-808

bandicam 2019-04-22 18-40-20-182

bandicam 2019-04-22 18-40-26-535

bandicam 2019-04-22 18-40-29-602

bandicam 2019-04-22 18-40-43-358

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"