Momenti i Leo Mesit/ Ylli argjentinas debuton sot me fanellën e PSG-së, përballë do të ketë skuadrën e 2 futbollistëve shqiptarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2021 | 10:52

Momenti i Leo Mesit/ Ylli argjentinas debuton sot me fanellën e PSG-së, përballë do të ketë skuadrën e 2 futbollistëve shqiptarë

Momenti i shumëpritur erdhi! Leo Mesi bëhet gati për debutimin me PSG-në në kampionat. Ylli argjentinas do të jetë në fushë ditën e sotme, në transfertën ndaj Reims, skuadrës ku bëjnë pjesë dy shqiptarët e Kosovës, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli, ky i fundit është duke vuajtur një dëmtim të rëndë në gju dhe nuk do të jetë i gatshëm, teksa Berisha pritet titullar.

Mesi

Përballja do të startojë në orën 20:45, teksa PSG ka publikuar pak minuta më parë, foton ku njofton zhvillimin e takimit të vlefshëm për javën e katërt të Ligës 1 të Francës, teksa është zgjedhur imazhi i Leo Mesit dhe Markuinjos.


Debutimi i Mesit, do të pritet me padurim nga tifozët e PSG-së dhe jo vetëm.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"